• |
ide | kryesore

Akuzohet për deklarim të rremë e falsifikim dokumentesh, pranohet gjykimi i shkurtuar për Çiften

-Instant, Lajme, Të fundit



Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çiftja e cila është marrë e pandehur për deklarim të rreme e falsifikim dokumentesh është paraqitur në GJKKO për seancën paraprake. Gjykata ka pranuar kërkesën e saj për gjykim të shkurtuar dhe seanca e radhës do të mbahet më datë 29 korrik.

Disa javë më parë Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e mori të pandehur anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për akuzat “deklarim i rremë” dhe “falsifikim” në formë përdorimi. Çiftja akuzohet se ka bërë deklarim të rremë për blerjen e apartamentit të banimit, te dy parcelave tokë arë me sip 1450 m2 dhe me sip 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë për dy sipërfaqet e tokave arë si dhe në lidhje me qëllimin e  marrjes së një kredie.

Ndërkohë Çiftja vazhdon të ushtrojë funksionin e anëtares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.



2 Comments

  1. Aaaaaaa, ketu ju pelqen rasa kallezore e shqipes e, gazetare penisi?
    “Per Çiften”! Shume mire
    Po kur shkruani per fisin Çapja, pse e shkruani me bythe “per Çapjat, per Çapjen”???

    Troglodite te shqipes!

    Ju shkerdhefte macja e Veqilharxhit!

  2. A pika, ne presim nga segmentet, segmenti bie vete brenda😂. Plepistat duken si “profesora” me keto te”drejtesise se rilindur” te Ramazan Sorres🖕

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *