• |
ide | kryesore

Tifozët e Atletico Madrid nuk duan Ronaldon në skuadër: fushata e tyre ‘ContraCR7’ bëhet virale

-Instant, Sport
Sportistet



Ditët e fundit, lajmi për një transferim të mundshëm të Cristiano Ronaldos te Atletico Madrid ka bërë xhiron e botës. Diego Simeone, sipas fjalëve, kishte dhënë aprovimin dhe portugezi madje ishte i gatshëm të shkurtonte pagën e tij me 30% për të ndryshuar ambjent. CR7, verën e kaluar, u kthye te Manchester United, por do të donte tashmë të largohej nga skuadra.

Red Devils, pas një sezoni katastrofik, përfunduan në vendin e gjashtë në Premier League dhe nuk arritën të futeshin në Champions League. Një turne nga i cili 37-vjeçari nuk dëshiron të heqë dorë. Problemi është se tifozët e Atleticos nuk e kanë pëlqyer fare mundësinë e ardhjes së portugezit te Colchoneros. Tifozët e klubit spanjoll janë të vendosur të pengojnë skuadrën e tyre të nënshkruajë me sulmuesin. CR7, në fund të fundit, ka luajtur për rivalët e Real Madrid mes 2009 dhe 2018, mposhti Atleticon dy herë në finalen e Champions dhe kurrë nuk pati një marrëdhënie të mirë me tifozët colchoneros. Kështu, mbështetësit e klubit madrilen kanë nisur një fushatë sociale kundër portugezit, duke përhapur hashtagun # ContraCR7 në Twitter.

Një mënyrë për të shprehur kundërshtimin e tyre të fortë për ardhjen e lojtarit: “Nëse ky arrin te Atletico ime, unë do të anuloj dy abonimet e mia sezonale. Ne nuk jemi një azil për të mbledhur llum”, ka shkruar një tifoz në Tëitter. Një tjetër shtoi: “Nuk bëhet fjalë vetëm tifozët e Atleticos, tifozët e çdo klubi duhet ta refuzojnë Ronaldon”. Një i tretë më pas shkroi: “Një klloun që përfaqëson gjithçka që nuk është Atletico. Do të shkatërronte dhomën e zhveshjes, tifozët dhe gjithçka që ai prek”.

Një protestë e fortë që u bë virale brenda pak kohësh në rrjetet sociale. Kontrata e CR7 me Manchester United do të skadojë brenda një viti dhe tekniku i ri i klubit anglez, Ten Hag, këmbëngul se portugezi do të jetë pjesë e planeve të tij për sezonin e ardhshëm. Lajmet e merkatos, megjithatë, sugjerojnë diçka tjetër. Portugezi nuk u paraqit në Carrington për stërvitjet e ekipit dhe nuk e ndoqi United për turneun para-sezonal në Tajlandë dhe Australi. Veprime, të cilat nxitën edhe më tej thashethemet për një lamtumirë të mundshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *