• |
ide | kryesore

Përplasje mes grupeve në Elbasan, rrëmbehet një person

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një përplasje e fortë mes 2 grupeve raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në afërsi të qendrës së Elbasanit.

Mediat raportojnë se të dyja grupet janë konfrontuar fizikisht.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes thanë se njëri prej grupeve ka marrë forcërisht një person duke e futur në një automjet ngjyrë gri dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e sherrit dhe për të bërë të mundur kapjen e të rinjve të arratisur.

Në pyetje po merren dhjetëra dëshmitarë ndërsa po këqyren edhe kamerat e sigurisë. Në disa rrugë të Elbasanit shihet prani e shtuar e policisë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *