• |
ide | kryesore

U spiunua nga Ilir Meta? Shfaqet personi i përmendur në dosje, kërkon të vërtetën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Personi që pretendohet se është spiunuar nga Ilir Meta gjatë tentativës për arratisje në kohën e komunizmit, ka kërkuar sot hapjen e dosjes së tij nga Autoriteti i Dosjeve të Ish-Sigurimit.

Euronews Albania mësoi se është shtetasi me iniciale F.T, emri i të cilit figuron në disa materiale, ku përmendet ish-presidenti.

Nisur nga bërja mediatike e çështjes, ky person kërkon të faktojë nëse ka qenë vërtet Ilir Meta, ai që e ka denoncuar tek autoritetet e kohës.

Lexo më tej: DOSJA/ A është Ilir Meta, politikani bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit? 

Verifikimet për figurën e Metës nisën në 25 korrik, kur në adresën personale të titullares së institucioni, Gentiana Sula erdhi një e-mail nga një person i paidentifikuar.

Personi i panjohur pretendonte se në dosjet të caktuara të sigurimit figuronte emri i kreut të Partisë së Lirisë. Duke i dhënë indicie të qarta se ku të kërkonin, personi pretendonte për zhdukje të disa materialeve.

Lexo më tej: “Partia e Lirisë”: Ilir Meta nuk i është drejtuar kurrë Autoritetit të Dosjeve për informim 

Nga kërkimi rezultoi se Meta figuron në dosje të personave të tjerë se vullnetarisht kishte spiunuar një shok që donte të arratisej.

Ndryshimi i ligjit për të verifikuar personazhe të politikës dhe drejtësisë që kanë dalë një herë të pastër nga Komisioni i Dosjeve ka qenë kërkesë e hershme e autoritetit, që nga ana tjetër pas indiceve për disa nga këto persona ka zbuluar se ka materiale që i komprometojnë si bashkëpunëtorë.



13 Comments

  1. Ky shoku qe ka spiunur I.M ku ishte ne 1993 ne kohen kur I.m e sulmonte Berisha per ta futur ne burg per trazirat e Policanit apo mbente bythen me dore 😂😂😂

  2. Hajde diletantizem hajde . Ne qe nuk gjejme ne arshiva nje leter te bere para dy ditesh çuditerisht gjekemi nje leter te para 30 vitesh . E per çudine me te madhe gjejne edhe personin ne fjale qe perseri çuditerisht ka qene memec per 30 vjet . Vetem me meskinitet dini te jetoni o kelysha te qoftlargut ? A e kuptoni se çdo dite e me shume po beheni qesharak ? Pallosh po ta ndjen bytha lageshtiren o kurve endyre . Vendi yt eshte ne burg . Dhe ti po i hap vete dyert . Inatit te malesorit te tropojes edhe mund ti shpetosh por inatit te malesorit te skaraprit ruaju . E keqja do te vije vetem nga meta dhe mllefi popullor o hajdut , o pallosh me brire .

  3. Rastesisht nga nje kompjuter me IP nga uashingtoni niset email , rastesisht na dilka edhe pesuesi , rastesisht na del edhe meta qe nuk ka lene post pa patur dhe rastesisht Rama nuk dine gje . Shume rastesi po ndodhin kohet e fundit.

  4. Shume i fort na dole o 2metrosh
    Mos ndoshta po hap varrin tende me duart e tua?
    Krruaje me liken se hellin do hash o kurve gjate

    1. Patjeter qe ky publikim nuk eshte rastesi. Por si mundet qe te gjithe kapen pas arsyes “pse tani” dhe nuk u ben pershtypje qe Iliri paska qene spiun ?! Sado hipokrite te jene keta te qeverise (sepse duhen ta kene figure me perpara) nuk mund te futim koken ne rere edhe te themi nuk ka gje per te pare! Mire Saliut qe Amerika edhe tani Britania nuk I dhenkan prova,po kur I del Likes prova e spiunit juve lapsaxhinjve prape nuk ju intereson. Nuk qenka ceshtje provash pra, ju thjesht doni pushtet. Prandja nuk do vini kure ne pushtet.

      1. Une ilir metes dhe te gjithe politikaneve ju kam qire ropt se na degjeneruan si komb , por edhe per kaq qorra nuk mund te na marrin . ne kete menyre i hapet mbreterimi me te keqit te te keqinjeve Edosh palloshit . Po ti e beson kete ? E beson qe doli rastesisht? e beson qe berisha bashkepunon me kriminelet? Beson qe Berisha eshte i korruptuar dhe palloshi eshte qelibar? Ne kete menyre dhe me keto metoda komuniste te sigurimit te shtetit keta nuk mund te na marrin per qorra e idoter te gjitheve .

  5. Kaq keq po ju vjen per spiunet, vrasesit apo drogaxhiun e ketij vendi. Mos ti kishim keta te tre do te kishim nje Shqiperi me te mire dhe me te bukur. Mos u beni komunist po lerini te ikin me rradhe tani spiuni neser vrasesi dhe me vone te zhdukim drogaxhiun.

  6. Ore. Kur do ta kuptoni qe keta te vjetrin, do zhduken nga skena politike. Ka mar fund ai muhabet. Jo sot, por disa vite me pare.
    Nuk vendos rama, per keto gjera. Vertet mendoni se rama ka fuqin te bej keto levizje?
    Prandaj flini rehat. Do zhduken te gjith. Kurse keta lerini te pellasin. Keshtu vazhdoni.

  7. Në të gjitha dokumentet që ka firmosur, para publikut, në rrjetin social zyrtar në Facebook, në jetën e përditshme etj., Ilir Meta prezantohet me mbiemrin ‘Meta’.

    Në regjistrin e gjendjes civile, në formularin e dekriminalizimit që ka plotësuar dhe shumë dokumente të tjera zyrtare, Ilir Meta figuron me mbiemrin ‘Metaj’, pra më shkronjën ‘j’ në fund.

  8. Vini re”

    “Rrota e Pirro Manit” e do qe, ne moentin qe hiqet Arben Tigri nga detyra dhe ne SPAK perfundojne te gjithe shoket e Partise me radhe, athere duhet te dale “nje armik kllase” me iniciale apo pa iniciale qofte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *