• |
ide | kryesore

Video/ Penalltinë e Everton kundër Dynamo Kiev e goditi… tifozi: shpërblim për ndihmën e dhënë për Ukrainën

-Instant, Sport, Video



Gjatë miqësores mes Everton dhe Dynamo Kyiv, tekniku Frank Lampard ngarkoi një person të veçantë për të ekzekutuar penalltinë që vulosi fitoren në Goodison Park. Paul Stratton, një tifoz i Toffees dhe një nëpunës i qytetit të Liverpool, hyri në fushë gjatë “Ndeshjes për Paqen” për të shënuar penalltinë e akorduar në favor të Everton. Në këtë mënyrë skuadra vendase ka dashur të respektojë punën dhe përpjekjet që ky tifoz bëri për të ndihmuar Ukrainën. Në muajt e fundit, në fakt, Paul u largua nga Liverpool me makinën e tij për të ofruar ndihmë për refugjatët ukrainas pranë kufirit rus.

Stratton iu përgjigj vuajtjeve të Ukrainës që në mars duke e zëvendësuar javën e tij të pushimit për të “parë Netflix dhe për të ngrënë Pringles” me një udhëtim në Poloni. Atje ai kaloi katër ditë duke ndihmuar refugjatët e arratisur i shoqëruar nga një polak dhe një rrjet ish-kolegësh të policisë dhe ushtrisë.

E tani, muaj pasi zbriti në fushë për të ndihmuar të tjerët, ai iu bashkua lojtarëve të ekipit të tij të zemrës për të përjetuar një moment të paharrueshëm. Ish-polici goditi 11 metërshin me kujdes, shënoi e vrapoi pas portës ku u gjunjëzua për të festuar teksa puthte stemën e klubit. Më pas shokët e skuadrës nxituan për të uruar dhe përqafuar një Stratton entuziast dhe të emocionuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *