• |
ide | kryesore

Mbërrin në Tiranë kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, takim me kryeqeveritarin Rama

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka mbërritur në Tiranë, ku është pritur me ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë spanjolle dhe Rama do të mbajnë një konferencë e përbashkët për shtyp, në orën 11:00. Mësohet se qëllimi i kësaj vizite zyrtare është përforcimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe ekonomike mes vendeve dhe mbi të gjitha për të treguar mbështetje për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Sanchez po viziton Shqipërinë në kuadër të një vizite që ka zhvilluar në disa shtete të Ballkanit Perëndimor përfshirë këtu: Serbinë, Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por jo Kosovën.

Në vizitën zyrtare në Serbi kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, nuk kurseu komentet pozitive për Aleksandër Vuçiç-in. Në deklaratën për mediet ai u shpreh se mbështet dialogun Beograd-Prishtinë, por Madridi zyrtar mban anën e Serbisë për çdo gjë që ka të bëjë me Kosovën. Kujtojmë se Spanja është një nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur.



4 Comments

  1. Keto vizitat e behqrit jane si piknin ne Ballkan. Mjafton bashepunimi mes Ministrive te brendeshme qe te ulet aktiviteti i trafikanteve shqiptare te droges ne Spanje.

    Pas deklaratave politike ne Beograd, ky Sancho nuk ka cfare tu thote shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *