• |
ide | kryesore

Kim Kardashian dhe Pete Davidson i japin fund lidhjes

-Instant, Paparazzi, Slider



Kim Kardashian dhe Pete Davidson i kanë dhënë fund lidhjes pas nëntë muajsh së bashku.

Lajmi u konfirmua nga një burim i afërt i dyshes i cili tha për Page Six seata kanë “shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin”, por distanca e gjatë dhe oraret e zëna “e bënë vërtet të vështirë ruajtjen e një marrëdhënieje”.

Ish aktori  i “Saturday Night Live”, 28 vjeç, ka kaluar pjesën më të madhe të kohës së tij në Australi duke punuar për filmin “Wizards”, ndërsa Kim është fokusuar tek fëmijët e saj dhe bizneset.

Romanca e papritur e Kardashian dhe Davidson filloi pas pjesëmarrjes së saj në “SNL” në fillim të tetorit 2021.

Megjithatë, themeluesja e SKKN  priti deri në mars për të zyrtarizuar lidhjen në Instagram. Në prill, ata bënë paraqitjen e tyre të parë publike në premierën e Hulu të “The Kardashians”.

Gjatë marrëdhënies së tyre, ata shkuan në pushime së bashku dhe Pete thuhet se mori pjesë në sezonin e dytë të “The Kardashian”/ Megjithatë, për momentin, është e paqartë nëse ndarja e dyshes do të shfaqet në shfaqje./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *