• |
ide | kryesore

Trazirat në Sunny Hill dhe kërcënimi ndaj Elvana Gjatës, çfarë thotë vokalisti i grupit “Ilirët”

-Instant, Paparazzi, Slider



Shemsi Krasniqi, vokalisti i grupit “Ilirët”, vazhdon të përflitet për trazirat që shkaktoi në “Sunny Hill”. Shemsi ka tentuar të këndojë në skenën e festivalit këngën “Mora fjalë”, edhe pse nuk ka qenë i ftuar. Ai ka hedhur akuza të rënda kundrejt Dukagjin Lipës dhe Përparim Ramës, por nuk e ka lënë me kaq.
Në intervistën e dhënë për emisionin “Era Verë” në T7, këngëtari ka kërcënuar rëndë dhe Elvana Gjatën pasi këndoi ‘Mora fjalë’.
“Unë di me u ba edhe i keq”, tha ai duke e kritikuar këngëtaren se nuk e dinte tekstin e këngës që këndoi në festival.

“Mëkati im ka qenë se kam dashur me kënduar një këngë. As nuk kam kërkuar para, as kushte. Unë vetëm kam ecur, kam mbërritur deri te skena kryesore. As një polic nuk më ka prekur me gisht. Të gjithë kanë qenë me mua. Ai i ka dënuar disa aty sepse ata e kanë kuptuar se nuk ka asnjë të keqe.
Sepse do të këndojë për heroin kombëtar. Ai e ka ditur dhe ka çuar Elvana Gjatën me kënduar. Atë Elvana Gjatën, ku ta zë diku, ia tregoj unë qejfin. Di me u bërë dhe i keq unë. Po, mundet me qenë dhe kërcënim sepse ajo e ka ditur ngjarjen. Si guxon me dalë dhe me bërë shaka me heroin e kombit.
Ajo duhet të kishte thënë jo, nuk e këndoj këtë këngë sepse nuk e kam në repertor. Shikojeni sepse këndon vetëm pak, sepse nuk din tekstin. Nuk mundet ajo torollake me na shitur mend këtu. Unë kam shkuar me kënduar këngën e Adem Jasharit”, ka thënë ai.



4 Comments

  1. Ky Shemi na ka dhuru ate kengen e famshme , por per fat te keq tani se fundmi duket si i semure mendor. Or hajvan nqs mikpritesi ste fton dhe te thote qe as sdo te le te futesh brenda, si mendon ti te shkosh dhe te kendosh me zor? JE provove, por ja, perfundove ne burg(heren tjeter do perfundosh ne cmendine), u bere teme kryesore diskutimi keto 2 dite. Ruajeni ate imazh te mire(nqs e keni pasur) dhe kur e shihni qe ju eshte plakur truri para kohes, hiqni dore nga “artistlleku” juaj. Shemi(ose Shemsiu,sic i thote Mero te portali i tij -se vdes nga kenaqesia kur gjen ndonje “kosovar”me emer te vjeter Mero), i dha fund karrieres se tij, ne momentin kru pranoi ftesen per te kendu kur erdhi Bregovici ne Korce. Ngaqe nuk e fton me kush kete njeri, mezi pret ti vije ndonje ftese, qofte dhe sikur ta kete ne krah BregoVicin. Mbaroi koha jote o Shem

    1. Shemi donte te merrte pjese, por nuk e lane. Ky mendon se e ke privatizu ate kenge,dhe vetem ky duhet ta kendoje,as Shkurte Fejza as Elvana,dhe i duket qe organizatoret ia kane bere qellimisht kete provokim, duke i dhene dikujt tjeter kengen qe ky deshi ta kendonte me zor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *