• |
ide | kryesore

James Franco shfaqet për herë të parë në publik me partneren e re

-Instant, Paparazzi, Slider



James Franco u shfaq në publik me të dashurën e tij të re, Isabel Pakzad, në hapjen e Broadway të “Straight White Men”. Ai shënoi debutimin e tyre në tapetin e kuq si çift dhe paraqitjen e parë për Francon që nga skandali i janarit.

Pas fitores së Franco në çmimet Golden Globe 2018 për The Disaster Artist, aktori u akuzua nga pesë gra – katër prej të cilave ishin ish-studente të tij të aktrimit për sjellje të pahijshme seksuale në një artikull të Los Angeles Times. Franko i mohoi të gjitha akuzat.

“Një nga gjërat që kam mësuar është se kjo është një bisedë që duhet bërë,” i tha ai Seth Meyers . “Ka. histori që duhet të dalin jashtë, njerëz që duhet të dëgjohen.Unë kam anën time të kësaj historie, por besoj në këta njerëz që kanë qenë të detyruar të mos tregonin gjë prandaj unë kam vendosur të mos flasë më pasi dua t’u jap hapësirë dhe të respektojë vuajtjen e tyre. ”

Menjëherë pas ngjarjes James u tërhoq shpejt nga qendra e vëmendjes.

“Ai është në një vend vërtet të keq, aq keq sa ka ndryshuar numrin e tij të telefonit”, tha një burim për People. “Miqtë e tij të ngushtë po përpiqen të jenë aty për të, por ka qenë e vështirë – ai po flet vetëm me një grup të zgjedhur njerëzish. Tani për tani,  thjesht po fshihet.”/Lapsi.al

James Franco and Isabel Pakzad attend the opening of “Straight White Men” at the Helen Hayes Theater on July 23, 2018, in New York City. (Photo: Getty Images)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *