• |
ide | kryesore

Kurti i kundërpërgjigjet Vuçiçit: Kur Serbia flet për vrasje e dhunë, flet për vete

-Instant, Lajme, Të fundit
albin



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se kur zyrtarët në Beograd, përfshirë presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, flasin për dhunë dhe vrasje në Kosovë, ata flasin për vete, “flasin për imagjinatën e mendimet e tyre”.

Ky reagim vjen një ditë pasi presidenti serb, Vuçiq deklaroi në Beograd se ka informacione për plane se në veri të Kosovës po përgatitet “likuidimi i popullit tonë”, duke iu referuar popullsisë serbe që jeton në Kosovë.

Por, Kurti pas një vizite që i bëri Doganave të Kosovës më 12 gusht, tha se Kosova është për paqe dhe stabilitet.

“Kur ata flasin, nuk janë duke folur për neve, por për vete. Ne jemi për paqe, siguri, stabilitet afatgjatë dhe duhet që me shtetin tonë jo vetëm ta mbrojmë sovranitetin dhe integritetin territorial, por edhe demokracinë, kushtetutshmërinë, sundimin e ligjit dhe progresin”, tha Kurti.

Ai sërish akuzoi Serbinë se ka nxitur rritjen e tensioneve në veri të Kosovës më 31 korrik dhe 1 gusht, kur serbët lokalë, duke shprehur pakënaqësinë e vendimeve të Kosovës për targat dhe dokumentet serbe, bllokuan rrugët në veri.

“Dita e 1 gushtit do të shkonte tërësisht paqësore dhe do të ishte dita e parë e punës së muajit të tetë të vitit. Mirëpo, më 31 korrik u ngritën ato barrikada prej njerëzve që kishin nxitur, planifikuar, përgatitur e financuar strukturat ilegale që u bën banda kriminale nëpër rrugën në veri të Kosovës”, tha Kurti.

Kurti tha se Kosova ka shënuar progres në shumë fusha, përfshirë edhe në mbledhjen e të hyrave dhe parandalimin e kontrabandës, duke theksuar se vetëm gjatë këtij viti, të hyrat nga Doganat janë rritur për 14 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Gjatë konferencës për media, Kurti u pyet edhe për një nismë të qytetarëve në rrjetet sociale, të cilët po kërkojnë që të shfuqizohet një udhëzim administrativ, që ndalon bartjen e shamisë në shkollat e Kosovës.

Shefi i ekzekutivit tha se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) po punon për të adresuar këtë shqetësim të qytetarëve, teksa shtoi se ai është kundër ndalimit të shamisë për vajzat nga mosha 16-vjeçare.

“Qëndrimin tim unë e kam thënë para shumë vjetësh, e qëndrimi është që nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe të elementeve të tjera fetare në jetën publike të qytetarëve. Por, gjithashtu kam thënë se mosha 16-vjeçare është pragu”, tha Kurti.

Në Kosovë, që nga viti 2010 ekziston një udhëzim administrativ që ndalon bartjen e shamisë në shkolla.

Nga MASHTI kanë thënë se kjo ndalesa e uniformës fetare në shkolla bëhet për shkak se shkolla është sekulare./REL



3 Comments

  1. Vucici ska faj i shkreti, se tani ka perballe nje Albin dhe nje Vjose, jo nje “problematic guy” qe po krymbet ne burg,dhe as ndonje Dulle koti tjeter. Kurti dhe Vjosa t’i numerojne te gjitha Vuco,dhe po ti numerojne para botes, qofte me diplomate qofte ne media(ku disponueshmeria edhe tani eshte e jashtezakonshme per te intervistu liderat tane, imagjino kur te filloje lufta, do mbetet edhe Zelenski ne hije,se 2 te tjere do behen protagoniste), prandaj je shqetesu Vuco se po te bien maskat. Se mos ti bie ndonje infarkt deri me 1 shtator o Vuco?Mbaje veten burrec, se sbejne as grate keshtu

  2. Nen presionin e madh te ndonje fanatiku fetar (qofte brenda VV) ,dhe nen presionin e fushates se “ushtrise digjitale te shamise”(shumica serbe qe dine shqip, qe komentojne nga Gracanica apo beogradi,e hiqen si myslimane shqiptare), Kurti paska propozu nje zgjidhje te ndermjetme, pra PRO shamise, por jo para moshes 16 vjece. Albin deri tani ske bere asnje gabim, por po e pranove shamine do jete, jo vetem gabimi i pare por ndoshta me i madhi ne gjithe jeten tende politike. Shqiptaret ne Kosove, duhet te binden njehere e mire qe, kur preket interesi shteteror/kombetar,duhet te merren vendime qe mund te cenojne lirine individuale te nje individi, te nje grupi,feje,qyteti apo te gjithe popullit, keshtu qe duhet te mesohen te binden,dhe te mos e teprojne me keto zhurmat e panevojshme.Dhe po, padiskutim qe shamia eshte e drejte individuale, por nuk duhet te pranohet kjo kerkese sepse dicka tjeter fshihet pas shamise. Pas shamise, do shihni hapin e radhes, se ska punu kot prej me shume se 100 vitesh akademia e shkencave serbe dhe gjithe diplomacia serbe. Vetem duke e mbulu me shami dhe xhamia Kosoven, (sic po punojne serbet prej dhjetera vitesh ta bejne,nepermjet miqve te tyre ne shtetet arabe), do kene shansin qe ne perendim ti shohin si aleat serbet e jo Kosoven. Dhe ajo e shkuara e disa faqezinjve ne Siri eshte qershia mbi torte. Mos te flasim pastaj qe jo rastesisht agjentet serbe dogjen 2 kisha serbe ne Kosove ne 2004, dhe normal ia lane shqiptareve.Fale atij gjesit dhe atyre skenave(ku kane bere dhe filma e dokumentare),Kosova nuk fitoi ne UNESKO,sepse serbet dhe ruset kane bere, bejne dhe do te bejne nje lufte diplomatike te ndyre.Prandaj mos ti japim shans, JO SHAMISE.(Fene dhe shamine mbaje personale, privatisht ne shpi.Jemi vend laik dhe europian

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *