• |
ide | kryesore

Djemtë e Britney Spears, të shqetësuar për shëndetin mendor të saj

-Instant, Paparazzi, Slider



Kevin Federline pranoi të jepte një intervistë në lidhje me Britney Spears , sepse ai dhe djemtë janë të shqetësuar se shëndeti mendor i saj është përkeqësuar, thanë burimet për Page Six.

“Kevin e bëri intervistën sepse ai dhe djemtë janë të mërzitur. Ata shqetësohen se të gjithë po e injorojnë plotësisht faktin që Britney po lufton me probleme mendore, gjë që nuk është sekret”, u shpreh një burim .

Pas intervistës me Daily Mail , Kevin postoi në Instagram dy videoklipe të katër viteve më parë të Spears duke debatuar me fëmijët e saj.

Ish balerini i cili ishte i martuar me artisten nga viti 2004 deri në vitin 2007, ndau videot me mbishkrimin: “Nuk mund të rri duarkryq. Sado që na dhemb, vendosëm që familjarisht t’i postojmë këto video. Kjo nuk është as më e keqja. Shpresoj që fëmijët tanë të rriten për të qenë më të mirë se kaq.” Disa orë më vonë, ai hoqi videot nga interneti.

Burimi shtoi se “postimi i videove nuk ishte për ta bërë atë të duket e keqe , por më shumë për t’u kujtuar njerëzve se ajo vuan nga shëndeti mendor dhe djemtë shqetësohen se ajo nuk merr mjekime”.

Britney  i quajti pretendimet e tij “të lëndueshme” në Instagram, duke thënë se shqetësojnë atë. Ajo shtoi më vonë se djemtë e saj do të silleshin shumë keq me të  kur vizitonin shtëpinë e saj./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *