• |
ide | kryesore

Arrihet marrëveshja, pas një muaji patentat shqiptare do të njihen në Arabinë Saudite

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministria e Jashtme njofton se janë përmbyllur procedurat e marrëveshjes për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite.

“Pas përfundimit të procedurave të brendshme ligjore fillimisht nga pala jonë, Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Arabisë Saudite ka njoftuar përfundimin e procedurave të brendshme ligjore edhe nga pala e tyre”, thuhet në komunikimin më të fundit për mediat të MEPJ.

Marrëveshja, e cila hyn në fuqi 30 ditë pas përfundimit të procedurave, do të lehtësojë lëvizjen reciproke të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve të dy vendeve tona, përmes përdorimit të patentave, si dhe konvertimin e tyre.



7 Comments

  1. E shyqyr shpetuam me ne fund! Ua ua ua cfar arritje! Flm sh qeveria shqiptare me ne fund mund ti japim makines me patenten tone edhe ne arabi! Sa mire! Ja hodhem me ne fund! Flm sh sh sh! Tani cdogje do jeteme e lehte ne jeten e shqiptarve! 😂

    1. Bej durim i paemer ! Arritje te tilla duan pak kohe! Rendesi ka qe patentat na njifen ne arabi! Dite historike kjo per ne shqiptaret! Pastaj zanzibar do jet qershia mbi torte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *