• |
ide | kryesore

13 të vdekur në Europë nga moti i keq

-Instant, Lajme, Planet



Stuhi të fuqishme kanë përfshirë Europën qendrore dhe atë jugore, duke shkaktuar së paku 13 viktima, përfshirë edhe fëmijë. Vdekjet, të shkaktuara kryesisht nga rënia e pemëve dhe era e fortë, janë raportuar në Itali e Austri dhe në ishullin francez të Korsikës, atje ku era ka arritur shpejtësinë 224 km në orë, duke shkulur çatitë e duke thyer xhamat e shtëpive e makinave. Erërat e forta kanë shkaktuar probleme edhe në Venecia të Italisë, ku çatia e Bazilikës së Shën Markut është shkëputur nga vendi. Dhjetëra vetë të tjerë, që vijojnë pushimet qark Europës, janë lënduar po ashtu, në tokë e det.

Shumë shtete në Europë, kryesisht në Jug dhe Europën qendrore, kanë përjetuar javë të nxehta e të thata këtë korrik e gusht. Ngjarjet e motit ekstrem, përfshirë të nxehtin përvëlues por edhe stuhitë e shiut, janë bërë gjithnjë e më intensive vitet e fundit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *