• |
ide | kryesore

498 raste të reja me Covid në Shqipëri, ndërron jetë i moshuari nga Kruja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Covid-19, ne 24 orët e fundit



Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 498 raste të reja me koronavirus nga 1412 testime të kryera. Fatkeqësisht një person nuk e ka fituar betejën me virusin gjatë këtyre 24 orëve, bëhet fjalë për një qytetar nga Kruja 72 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalin COVID 3 po marrin trajtim mjekësor 23 pacientë. Gjatë 24 orëve të fundit 521 qytetarë janë shëruar nga COVID ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 3,724 raste aktive me koronavirus.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 147 në Tiranë, 36 në Durrës, 30 në Fier, 20 në Lushnje, 18 në Devoll, 17 në Sarandë, nga 16 qytetarë në Divjakë, Vlorë, 15 në Lezhë, 13 në Shkodër, 12 në Gjirokastër, 10 në Krujë, nga 9 qytetarë në Kavajë, Mallakastër, Korçë, 8 në Elbasan, nga 7 qytetarë në Kamëz, Pogradec, Kuçovë, nga 6 qytetarë në Shijak, Tepelenë, Peqin, nga 5 qytetarë në Mirditë, Dibër, Selenicë, Përmet, Berat, Dimal, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Patos, Kolonjë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Vorë, Roskovec, Skrapar, Belsh, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Himarë, Gramsh, nga 1 qytetar në Fushë Arrës, Kukës, Has, Bulqizë, Mat, Delvinë, Dropull, Maliq, Poliçan, Librazhd, Prrenjas.

Statistika (19 Gusht 2022)
Raste të reja ditore 498
Të shëruar në 24 orë 521
Të shtruar në spitale 23
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1412
Testime totale 1,948,919
Raste pozitive 324,095
Raste të shëruara 316,796
Raste Aktive 3,724
Humbje jete 3,575

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 1,578
Fier 480
Durrës 330
Vlorë 302
Korçë 203
Elbasan 186
Shkodër 161
Gjirokastër 149
Lezhë 141
Berat 119
Dibër 59
Kukës 16



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *