• |
ide | kryesore

Fyeu gazetarët, Nano pezullon nga detyra nënkomisaren Anisa Kostani

-Instant, Lajme, Të fundit



Nënkomisarja e policisë së Elbasanit Anisa Kostani është pezulluar nga puna. Kostani, e cila është e njohur për shkak se bashkëjeton me një gjarpër, më herët ka shkruar e revoltuar dhe me gjuhe fyese ndaj gazetarëve që sipas saj po nxijnë punën e policisë në qytetin e Elbasanit.

Reagimi i Kostanit erdhi pas raportimit të mediave në lidhje me vrasjen e Madrit Ulqinakut në Elbasan nga 18-vjeçari Horgito Peqini. Ish-nënkomisarja shprehet se blutë e Elbasanit janë duke bërë një punë të shkëlqyer, të cilën vetëm “qorrat  dhe ata që i kanë marrë provimet nga profesorë Don Zhuanë” nuk e shohin.

Me keqardhje ndoqëm reagimin aspak etik dhe profesional të një oficereje të Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka fyer gazetarët, me pretendimin se gazetarët po përbaltin punën e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan. Përsa më sipër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka pezulluar menjëherë nga detyra oficeren e Policisë, Nënkomisare Anisa Kostani dhe ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të nisur hetimin disiplinor ndaj kësaj oficereje, për shkelje të rëndë të Rregullores së Policisë së Shtetit, miratuar me VKM nr. 750 datë 16.09.2015, konkretisht të nenit 209, pika 1 “Shkelja e rëndë e atributeve/kompetencave të policisë pa ndonjë arsye bindëse, nuk i përmbush apo dështon në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të caktuara, të cilat kanë shkaktuar pasoja të rënda në kryerjen e detyrave”. Sqarojmë opinionin publik se mendimet dhe opinionet personale të punonjësve të Policisë nuk përfaqësojnë në asnjë rrethanë, mendimet dhe opinionet e organizatës së Policisë së Shtetit, e cila ka një sektor të posaçëm, përmes të cilit komunikon zyrtarisht me median dhe publikun.”, thuhet në njoftim.



21 Comments

  1. Shkarkojini dhe hetojini te gjitha bibat qe keni rekrutuar me militantizem. Shumica e tyre jane ekskortat e krimit dhe muk kane turp te prostituojne hapur dhe ta shfaqin luksin e pareve te krimit ne rrjete sociale. Turp per ministrine e brendshme dhe policine e shtetit se ku ka degtaduar.

  2. Bravo vajza.Ajo pagoi median qe i beri reklam si vajza qe mbante gjarper ne shtepi,se nuk besoj qe ja pan gjarperin ne shtepi😂.Dhe per me teper,clidhje kishte oficerlleku me mbajtjen e gjarprit.Tani si oficerja e gjarprit ajo ka te drejt te thot fjalen e policis per krimin.Dhe ka te drejt qe thot tani policia eshte me mire se kurdo,se ajo kto pese vjet ka punuar ne polici.Ne bashkepunim me gjarprin e saj ajo ka mundur te tremb e te luftoj krimin me mish e me shpirt.Ku po shkon kjo bot e kjo polici.

  3. Mese fundi e kuptuan cfare lidhje ka kjo me policine, ka gabuar zanat.

    Futeni tek BB do eci mire.

    Nuk kam pare ne Itali nje police te dale ne foto keshtu, unikale si gjithshka ketu.

  4. Nuk dua ta fyej se eshte femer, edhe pse e meriton “Bollen” qe mban ne qafe ! Por te flase me ate fjalor nje punonjese qe han buke dhe ushqen gjarprin me taksat tona me duket pak absurde ta pezullosh nga detyra. DUHET SHPORRUR nga administrata publike, qofte ajo civile dhe ajo ushtarake.
    Nga sa eshte folur per kete njeri te vjen neveri ta shohesh e jo me ta degjosh dhe me e tmerrshmja te te dale kjo me nje tabele ne rruge e te kerkoje te jesh i rregullt ne zbatimin e ligjit, ku perfshihet edhe etika. Kjo eshte nje bushter, ndjese per fjalorin por as ne bordello nuk duhet lejuar te hyje, JO ME NE ADMINISTRATE APO INSTITUCION PUBLIK !!!!!
    Per nje qytetar te thjeshte i cili jeton me gjarprin dy jane arsyet:
    1. Eshte gjarper vete
    2. Eshte i/e semure mendor

    Ne te dyja raste kjo duhet SHPORRUR, pasi e gjen vete rrugen e jetes

  5. Bashk jeton me një gjarpër ??!! Ka ndonjë gjë që nuk shkon këtu??!! Mjafton vetëm kaq.

    Disa njerëz tashmë e kanë prerë biletën për në ferr.

  6. Tmerr! Keshtu lloj policeje , punonjese administrates shterore seshte pare apo degjuar! Shtet kurvash dhe injorantesh.
    Leri kravatat me ngjyra se nuk afekton me njeri me to por shiko administraten o bole!

  7. nen-komisare kjo-qija robt, njesoj si koke-katroret e saliut dikur thotë:

    nen-komisare kjo-qija robt, njesoj si koke-katroret e saliut dikur

    1. Mund te ishin koke katrore por baxhella si keto te ketyre dhe kokecepesh si tao polla nuk ka pas ne ate kohe.
      Keto edhe kurva dhe duan te duken qe jane plotesisht kurva duke bere cmos qe tu dali ne pah ky virtut

  8. Policia e Elbasanit duhet te kontrollohet ne spitalin psiqiatrik te qytetit dhe te beje testin e droges rregullisht.

    Pergjigja me videon dhe kengen “vetem plumbi me ndal”, qe kjo police vuri ne rjetet sociale pasi u pezullua nga puna, tregon se ka probleme te renda personale apo te shendetit mendor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *