• |
ide | kryesore

Tiranë, dy gra i shkatërrojnë banesën një burri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy gra, njëra 37 dhe tjetra 40 vjeç, janë arrestuar nga policia e Tiranës.

Burime policore bëjnë me dije se të dyja gratë së bashku me shtetasin M.K me vetëgjyqësi kanë hyrë në banesën e 41-vjeçarit K.K dhe i kanë dëmtuar orenditë shtëpiake.

Më pas gjatë shoqërimit kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Shtetasi M.K është proceduar në gjendje të lirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *