• |
ide | kryesore

Grabitësi i Kim Kardashian flet për grabitjen në Paris: Ajo e kishte fajin

-Instant, Paparazzi, Slider



Një nga organizatorët e grabitjes së hotelit në Paris në vitin 2016 të Kim Kardashian ka fajësuar këtë të fundit për krimin, duke thënë se ajo “duhet të jetë pak më pak e ekspozuar”.

Yunis Abbas kaloi gati dy vjet në burg për grabitjen e bujshme prej 10 milionë dollarësh, në të cilën Kardashian u lidh dhe u fut në vaskën e dhomës së saj të hotelit nga hajdutë të paraqitur si polic.

“Meqenëse ajo po hidhte para, unë isha atje për t’i mbledhur dhe kaq. Fajtor? Jo, aspak,” tha Abbas për VICE News në një intervistë të botuar të shtunën.

“Ata duhet të jenë pak më pak të ekspozuar ndaj njerëzve që nuk kanë mundësi financiare”, shtoi ai për Kardashian dhe personazhe të tjerë të famshëm që shfaqin pasurinë e tyre në internet. “Për disa njerëz, është provokuese.”

Hajdutët – shumë prej të cilëve ishin mbi 60 vjeç dhe u quajtën “gangsterët” nga mediat sociale i grabitën Kimbizhuteri në vlerë prej 10 milionë dollarësh, përfshirë unazën e fejesës prej 4 milionë dollarësh, 20 karat, që i dha Kanye West.

Themeluesja e ‘Skims; ka folur vazhdimisht për incidentin traumatizues, duke thënë se e ka lënë të frikësuar dhe vazhdimisht në ankth.

“Ju nuk dilni prej saj i padëmtuar,” pranoi Yunis , duke shtuar, “Sigurisht që ajo duhet të ketë qenë e traumatizuar”./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *