• |
ide | kryesore

Dje u bllokuan shtatë turistë të huaj/ Ndalohet hyrja pa guida të liçensuara te Kanioni i Langaricës

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas ngjarjes së djeshme, ku mbetën të bllokuar 7 turistë të huaj, Agjensia Kombëtare e Zonave të mbrojtura e ka ndaluar hyrjen Kanioni i Langaricës në Përmet pasi tashmë është bërë një burim rreziku për të gjithë vizitorët. Në këtë kanion u bllokuan dje shtatë turistë të huaj ku pesë turistë nga Polonia janë shpëtuar nga policia, ndërkohë që dy turistë gjermanë janë ende në shpellë. Shkak dyshohet se është bërë moti i keq pasi kjo pasdite është shoqëruar me reshje intensive në zonë, për pasojë ka dalë nga shtrati lumi i Langaricës.

Si rrjedhojë, në këtë zonë do të ndalohet hyrja për personat që nuk shoqërohen nga guida të liçensuara.

 



6 Comments

  1. Perdite nuk kane fund brockullat. Si mund te mbyllet nje zone e tere vetem keta e dine. Do ta ruajne me ushtare kufiri e me klon?..po licensat kush i jep frida krifca?

  2. Mendoj se eshte e drejte qe turistet te orientohen nga guida te botuara ne shumice dhe udherrefyes te pergatitur, ne menyre qe te shmangen edhe aksidentet e turisteve ne veri e jug te vendit, pasi policia e forcat e ushtrise jane marre me shume me to sesa me zjarret.

    Te papune e pa folur sakte ndonje gjuhe, thjesht nga nevoja per pak leke u prijne turisteve kudo qe i gjejne, gje qe ka sjelle edhe vrasje e grabitje te shemtuara.

    Turizmi i vertete kerkon organizim e investim jo vetem privatisht, por edhe nga Ministria e Turizmit dhe ajo e Kultures, ne menyre qe te tregojme vlerat e jo çudira nga humbetira.

    1. Jo ore pallosh, po ne qe duam te shkojme per qefin tone, pa guida si i behet?
      Apo dhe ne natyre doni te na vini patronazhistin nga mbrapa?
      Une kam shkuar ne dhjetra vende, pa guida dhe skami pas asnje problem, mjafton te kesh trute ne koke.

  3. Ketyre udhetimeve pa guida e ku te te cojne kembet, i thone turizem endacak e jo kulturor sic kerkon turisti i mirefillte.

    Ka disa lloje turistesh, madje edhe turiste mjeksore, turiste seksi, turiste homo, turist pedofil, por Shqiperia nuk synon keto kategori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *