• |
ide | kryesore

E reja rrezikoi të mbytej, shpallet në kërkim administratori i pishinës

-Instant, Lajme, Të fundit



Administratori i pishinës në Linzë ku rrezikoi të mbytej një 25-vjeçare një ditë më parë është shpallur në kërkim nga policia.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, si dhe shpallën në kërkim shtetasin Y. H., 52 vjeç, administratori i pishinës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi në kundërshtim me rregullat e përcaktuara për sigurinë në këto ambiente, nuk ka caktuar një person përgjegjës për të asistuar në raste të tilla. Vijon puna për kapjen e 52-vjeçarit. Gjithashtu, u referuan materialet, si dhe nisën hetimet për shtetasin O. M., 32 vjeç, pasi edhe pse ka qënë i shoqëruar me shtetasen E. T., nuk ka ndërhyrë për ta ndihmuar atë.”, njoftoi policia.



2 Comments

  1. E tmerrshme per goca te reja qe shoqerohen me laca qe sdine not e bien ne panik. Do zoti shpeton dhe e hedh pas krahve kete inxident qorr.

  2. E tmerrshme per goca te reja qe shoqerohen me laca qe sdine not e bien ne panik. Do zoti shpeton dhe e hedh pas krahve kete incident qorr.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *