• |
ide | kryesore

Escobar sot në Kosovë/ Takohet me Kurtin, Osmanin dhe opozitën

-Instant, Lajme, Të fundit



Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. Gabriel Escobar vjen në Kosovë pak ditë pas takimit të kryeministri Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Bruksel, të ndërmjetësuar nga BE. Ky takim në fakt rezultoi pa ndonjë marrëveshje për targat dhe letërnjoftime mes dy vendeve.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme Escobar do të takohet edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. I dërguari amerikan në mbrëmje pritet të takohet edhe me përfaqësues të opozitës, të cilët i ka ftuar për darkë. Po ashtu, bëhet e ditur se në mbështetje të dialogut nesër vendin tonë do ta vizitojë edhe special i BE-së, Miroslav Lajçak.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *