• |
ide | kryesore

Haaland, nga Biohacking te dieta me përmbajtje të ulët sheqeri: ja sekretet e një fenomeni

-Instant, Sport



Nga Borussia Dortmundi te Manchester City, rezultati nuk ndryshon. Erling Haaland, e tregon veten se është një fenomen. Tre golëshi në ndeshjen kundër Crystal Palace që shënoi përmbysjen e skuadrës së Pep Guardiolës është vetëm konfirmimi i fundit. Përveç cilësive të padyshimta fiziko-teknike dhe stërvitjeve të përcaktuara, duket se performanca e jashtëzakonshme e norvegjezit varet edhe nga stili i tij i jetesës.

HAALARD E BIOHACKING: ÇFARË ËSHTË? – Haaland praktikon filozofinë e Dave Asprey për “kontrollin e ndërgjegjshëm” ose Biohacking: zgjohuni herët, ecni në gjelbërim, mundësisht në agim, mbrojtje në perëndim të diellit nga burimet e ndotjes vizuale me lente të veçanta blu, ushqim i kontrolluar, karbohidrate shumë të kufizuara, doza të sakta proteinash, pak yndyrë e shumë peshk. E si shumë lojtarë të tjerë të mëdhenj në futboll, ai ka kuzhinierin e tij të besuar që përgatit ushqimet e tij çdo ditë.

Po për njerëzit e thjeshtë, si zbatohet “kontrolli i ndërgjegjshëm”? Nuk duhen përdorur ushqime të pasura me sheqerna, miell të bardhë dhe të rafinuar, yndyrna të tepruara, ushqime të skuqura, alkool: këto janë ushqime që ndezin trupin, nuk japin energji, në të vërtetë e kufizojnë atë. Dritë jeshile për frutat dhe perimet, peshkun, mishin, frutat e thata të pasura me yndyrna të mira. Është e nevojshme të rafinohet trupi për të njohur ushqimet që mund të shkaktojnë intolerancë, për të identifikuar ushqimet që shkaktojnë fryrje, parehati, apo probleme me tretjen.

GJUMI— Pushimi i natës për Haaland është i rëndësishëm: asnjëherë norvegjezi nuk fle më pak se 7 orë në natë e gjithmonë shkon në shtrat në të njëjtën orë për tu zgjohat në të njëjtën orë çdo mëngjes. Para gjumit ka kohë për t’i kushtuar një gjysmë ore disa ushtrimeve të jogas, apo për të lexuar një libër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *