• |
ide | kryesore

“Shiko këtë çfarë gjoksi ka”: dalin tre video skandaloze të Nedved, i dehur dhe duke i prekur trupin një gruaje

-Instant, Sport, Video



Në orët e fundit në internet janë shfaqur disa video “pikante” të Pavel Nedved. Ose të paktën, në njërën prej videove është pa asnjë dyshim ai, ndërsa në dy të tjerat nuk ka siguri që është zv/presidenti i Juventusit. Në videon e parë ai shihet duke kërcyer me tre femra, njërës prej të cilave i ka prekur gjoksin dhe për më tepër edhe është lëshuar në një koment “shiko këtë cfarë gjoksi ka”. Në dy videot e tjera (një ballore dhe një nga pas) shihet një person dukshëm i dehur, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se është ai.

Për momentin nuk ka as konfirmime dhe as mohime të personit në fjalë. Në videon e parë të shpërndarë në internet, duket Pavel Nedved (përveç nëse bëhet fjalë për një sozi të pabesueshme) që synon të kërcejë me tre gra në një klub. Në dy videot e tjera duket një burrë që lëkundet në mes të rrugës në formën e ngjashmërinë e ish-mesfushorit çek, por nuk dihet nëse është vërtet ai. Videot qarkulluan 48 orë pas Juve Roma. Është e paqartë se kush i ka postuar këto video ose kur datojnë ato.

Në rrjetet sociale, fansat shpërthyen mes indinjatës dhe ironisë. Disa shkruanin “ja cfarë ndodh pasi sheh Allegriball”, të tjerë bënin shaka duke shkruar “e kuptojmë që loja e Juves është e mërzitshme, por të përfundosh kështu”. Nedved ka rreth dy vjet që është vetëm, pasi u nda nga bashkëshortja Ivana pas 25 vitesh martesë. Kohët e fundit thashethemet e kanë lidhur atë me këngëtaren Dara Rolins të cilës me siguri nuk i kanë pëlqyer këto video.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *