• |
ide | kryesore

Menaxheri i Milinkovic provokon Juventus e Milan: “E duan, por Sergej kushton shumë për ata”

-Instant, Sport



Menaxheri i Sergej Milinkoviç-Savic, Mateja Kezman tre ditë para përfundimit të merkatos, ka lëshuar disa deklarata për të ardhmen e mesfushorit serb nga Lazio: “Nëse nuk ndodhin mrekulli në ditët e fundit, ai do të qëndrojë te Lazio. Deri kur do ta tregojë koha – deklaroi ai në një intervistë për Corriere dello Sport – Këtë verë asnjë klub nuk ishte gati të paguante atë që Lotito kërkoi, kështu që mendoj se situata nuk do të ndryshojë. Nuk është e lehtë të kënaqësh Lotiton, pas sezonit fantastik të Sergej mendova që 100% do të vinte një klub me ofertën e duhur. Por për shkak të Covidit dhe luftës situata ka ndryshuar. Klubet italiane tani nuk e përballojnë dot. Ata jashtë tregojnë interes të madh, por kur e kuptojnë sa para është e nevojshme bëhet problem”.

“Flas shpesh me Lotiton, ai na kupton, por edhe ne e kuptojmë atë. Ndonjëherë zemërohem për vendimet e tij. Ai investoi, e ndihmoi Sergej së bashku me Taren dhe Inzaghin të bëhet një nga më të mirët. Ai vendos për klubin e tij. Ai foli për 100 milionë dhe nëse sheh si luan Sergej mbase ka të drejtë. Por Lazio nuk ka fituar trofe të mëdha në Europë ndaj mund të them që 100 milionë janë shumë. Po e përsëris ai është bosi. Lojtari ka një kontratë elitare, ne e respektojmë atë.”

Menaxheri i Milinkoviç-Savic foli më pas për rinovimin: “Me Sergejn flasim çdo ditë. Ai është informuar për gjithçka, e kupton situatën dhe është i motivuar për të vazhduar jetën te Lacio. Ai e di që një ditë do të jetojë një aventurë të re e meriton ta provojë. A do të ketë rreziqe në janar? Askush nuk e di. Gjithçka varet nga Kupa e Botës, gjithçka është e mundur”.

Kezman përfundon duke folur për skuadrat e interesuara për klientin e tij: “Të gjithë te Juventus e duan lojtarin. Unë kam folur shumë shpesh për të në të kaluarën. Por realiteti për momentin është se projekti i Sergej është shumë i shtrenjtë për ta. Ata ishin të qartë dhe korrekt. E njëjta gjë vlen edhe për Milanin. Pioli e do lojtarin, të gjithë në klub. Kam respekt të madh për Maldinin, fillimisht si lojtar dhe tani si drejtues, një person i ndershëm dhe i drejtpërdrejtë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *