• |
ide | kryesore

Shoferi humb kontrollin dhe hyn në oborrin e një banese, përplas për vdekje 23-vjeçaren

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. Shtetasi me iniciale D.T ka humbur kontrollin e automjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka hyrë në oborrin e një banese.

Sipas njoftimit të policisë, si pasojë e këtij aksidenti fillimisht është plagosur një 23-vjeçare që ndodhej në oborrin e banesës së saj, e cila më pas, vajza ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 



6 Comments

  1. Weeeeeeeeeeee!!!!!! Nuk ka dite pa nje fucking aksident!!! Ca bohet keshtu?! Na lodhen! Rob te stresuar, a nuk dine te ngasin makina, rruge te bastarduara?! Nuk po marrim vesh!

  2. Te tille aksidente ku shoferi vjen te shtyp ne dhomen e
    gjumit ndodhin kudo ne bote madje madje behen dhe filma.
    Me skenar te njejte por me me shome viktima ERISA e mardhenieve
    me parlamentin ka hyre ne gare per OS KAR

  3. Shif si gazetaria ne shqiperi bie pre e gjuhes manipuluese policore. “Fillimisht e plagosi, me pas vdiq ne spital”. Dmth. nuk e vrau ai i forti duke shkrujt ne smartfon, por thjesht e plagosi, ndersa ajo vdiq vet ne spital. Menjfjale do jete gango i rrezikshem tipi dhe me lidhje qe po ja bejne akuzen thjesht per plagosje dhe jo per vrasje.

  4. Tmerr I zi.

    Te vdesesh ne oborrin e shtepise tende sepse nje moterqir ne nje rruge normale I jep makines si kafshe e terbuar.

    Eshte pak te thuash tmerr.

    Duhet ashpersuar ligji per keta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *