• |
ide | kryesore

Vrau vëllanë dhe kunatën në mes të Tiranës, policia gjen pistoletën e autorit

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas kontrolleve, policia ka gjetur pistoleten me te cilën Arsen Muskurti vrau vëllain dhe kunatën e tij. Pistoleta nuk është gjetur në kosh mbeturinash siç autori pretendoi fillimisht se e kishte hedhur. Në orët e vona të mbrëmjes ai është marrë në pyetje nga policia dhe prokuroria ku pasi ka pranuar autorësinë e krimit ka treguar edhe motivet që e çuan për të kryer aktin e rëndë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës arrestuan shtetasin A. M., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” kundër dy ose më shumë personave dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Shtetasi A. M., ditën e djeshme, në rrugën “Islam Alla”, ka vrarë me armë zjarri shtetasit D. M., 44 vjeç dhe N. M., 33 vjeçe. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit e dyshuar e përdorur gjatë krimit”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *