• |
ide | kryesore

Flet vrasësi i shqiptarit në Greqi: E shtrëngova me litar në fyt për të shpëtuar tim bir

-Instant, Lajme, Të fundit



53-vjeçari që vrau Xhani Topallin në Greqi ka treguar për autoritetet se si i mori jetën, biznesmenit shqiptar në ishullin e Rodos.

Ai ka thënë se gjithçka që bëri, e bëri për të shpëtuar të birin, pasi sipas tij biznesmeni shqiptar kishte shkuar i dehur në takim dhe kishte qëlluar me grushte djalin.

“Unë dola para për të mbrojtur djalin nga goditjet kontraktorit dhe më pas aty nisi sherri”, ka thënë ai. Lexoni këtu të gjitha lajmet për Xhani Topallin

53-vjeçari, pronar hoteli është shprehur gjithashtu se e shtrëngoi në fyt me litar shqiptarin, por nuk e kishte kuptuar që po e mbyste.

Ndër të tjera ai tha se i kishte 75 mijë euro borxh Topallit.

Sipas pretendimit të tij, gjatë përleshjes ai ka kapur një litar dhe e ka shtrënguar në fyt 46-vjeçarin , duke e hedhur përtokë dhe duke tentuar ta imobilizojë, pa e kuptuar siç thotë ai se e kishte mbytur.

Kur kuptoi se shqiptari kishte vdekur, 53-vjeçari e zhveshi me ndihmën e djalit të tij 20-vjeçar dhe e çuan trupin në një rrugë të shkretë midis Psinthos dhe Afandou.

Autori i vetë-rrëfyer ishte vënë në shënjestër të policisë që në fillim, pasi kishte pasur një takim me viktimën mbrëmjen që Xhani Topalli u zhduk.
Sipas informacioneve të “demokratiki”, 53-vjeçari është takuar me biznesmenin shqiptar në vitin 2014, kur ata kishin një partneritet.
Në vitin 2019, 46-vjeçari ka marrë përsipër rinovimin e hotelit të autorit, i cili rezulton se i kishte rreth 75 mijë euro borxhe.

Mbrëmjen e së dielës, (28 gusht) viktima ka shkuar në hotelin e 53-vjeçarit, dhe sipas autorit ka qenë i dehur dhe është konfliktuar me të.

Autori pretendon se 46-vjeçari po i bënte presion për t’i marrë parët dhe se i kishte shkuar shumë herë në hotel nën efektin e alkoolit, duke i shkaktuar shqetësime.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *