• |
ide | kryesore

Aktorja e ‘Friends’ reagon ndaj komentit të Kanye West për serialin

-Instant, Paparazzi, Slider



Courteney Cox ka reaguar së fundmi ndaj komentit të Kanye West për “Friends”.

Aktorja, e cila luajti si Monica Geller në hitin sitcom, u befasua nga komenti i fshirë tashmë i reperit në Instagram, ku ai tha se shfaqja nuk ishte “fare për të qeshur”.

West, përmendi disa nga tweetet e tij të kaluara, duke pranuar se ai nuk ka shkruar shumë prej tyre. Megjithatë ai deklaroi se dhe pse nuk e kishte shkruar ai atë koment, mendon të njëjtën gjë për serialin.

Menjëherë, Cox reagoi në rrjetet social duke publikuar një klip ku ajo tregon postimin e tij teksa në sfond dëgjohet kënga e reperit “Heartless”. Më pas ajo fik muzikën dhe largohet.

Duke shkruar gabim emrin e Kanye në mbishkrimin e saj, aktorja shkroi: “Vë bast që Kayne e vjetër mendonte se Friends ishte për të qeshur”./Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *