• |
ide | kryesore

Justin Bieber anulon koncertin botëror

-Instant, Paparazzi, Slider



Turneu botëror i këngëtarit me famë ndërkombëtare dhe mjaft të dashur, Justin Bieber “Justice” ka ‘përfunduar’- me 70 shfaqje të mbetura për t’u zhvilluar.
Këngëtari i njohur 28 vjeç, njoftoi anulimin e koncerteve të mbetura të martën me një deklaratë të postuar në Instagram Story.
“Në fillim të këtij viti, unë fola për betejën time me sindromën Ramsay-Hunt, ku fytyra ime ishte pjesërisht e paralizuar,” u tha Bieber ndjekësve të tij.
“Si rezultat i kësaj sëmundjeje, nuk munda të përfundoja Turneun e Amerikës së Veriut,” vazhdoi ai. “Pasi pushova dhe u konsultova me mjekët, familjen dhe ekipin tim, shkova në Evropë në përpjekje për të vazhduar turin. Kam realizuar gjashtë shfaqje…”.

Fituesi i Grammy vuri në dukje se gjatë performancës së tij më të fundit në Brazil, ai “i dha gjithçka” audiencës.
“Pas zbritjes nga skena, rraskapitja më pushtoi dhe kuptova se duhet ta bëj shëndetin tim prioritet tani,” shtoi ai. “Kështu që për momentin do të bëj një pushim nga turneu”.
“Do të jem mirë, por më duhet kohë për të pushuar dhe për t’u përmirësuar,” vazhdoi ai. “Faleminderit për lutjet dhe mbështetjen tuaj gjatë gjithë kësaj! Ju dua të gjithëve!”
Turneu i Bieber filloi në shkurt 2022 dhe ishte planifikuar të përfundonte në mars 2023.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *