• |
ide | kryesore

Shfaqet Basha: Sulmi i Iranit ndaj nesh dëshmi e rëndësisë jetike e bashkëpunimit me SHBA

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar me anë të një postimi në Twitter lidhur me vendimin e qeverisë për t’i lënë 24 orë afat stafit të Ambasadës së Iranit për të larguar të gjithë diplomatët nga Tirana.

Lexo më tej: Si u mbajt i fshehtë për një javë vendimi për ndërprerjen e marrëdhënieve me Iranin 

Sipas Bashës ky sulm dëshmon rëndësinë që kanë SHBA-të dhe aleanca e NATO-s për ta bërë Iranin përgjegjës.

“Sulmi kibernetik i Iranit kundër Shqipërisë dëshmon sërisht rëndësinë jetike që ka Aleanca e NATO’s për sigurinë tonë. Ne u jemi mirënjohës SHBA për mbështetjen e pazëvendësueshme dhe qëndrojmë krah për krah aleatëve tanë në NATO për ta mbajtur Iranin përgjegjës dhe për të parandaluar kërcënimet dhe aktet kundër sigurisë sonë të përbashkët”, shkruan ai.



6 Comments

  1. Basha perpiqet te laje historine “Muzin” qe ka me ruset, por i shfaqet filmi “Asgje nuk harrohet”.

    Mjeran politik qe deshi karriere si manekin.

  2. Kane rendesi SHBA ,por populli qe voton vendos ! Ti ke 0 mbeshtetes ! Harroje PD ,harroje politiken ,ik ne Holla de hap ndonje bordello megjithe Yurin!

  3. Sipas gjasave po bashpunon perseri me palloshin . Do ti japesh votat per largimin e metes dhe Berishes per te marre 10 bashki me shume dhe ndonje PPP ? Hajvan , e kupton se koha jote ka mbaruar ? Ti jo bashki por as keshilltar nuk merr me , prandaj futu ne rrjesht dhe mos e bej si ajo qe e bente per inat te sime vjehrre .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *