• |
ide | kryesore

FOTO/ Conference League, incidente të rënda në Nice-Koln: tifozi gjerman bie nga 5 metra lartësi, është keq

-Instant, Sport, Video



Incident të tjera në një stadium futbolli në Francë. Vigjilja e ndeshjes së Conference League ndërmjet Nice dhe Koln, është karakterizuar nga përplasja e dhunshme mes mbështetësve të dy skuadrave. Ultrasit ranë në kontakt në Allianz Riviera duke shkaktuar incidente të rënda. UEFA ndërhyri duke vonuar me një orë fillimin e ndeshjes në pritje të një vendimi zyrtar për shtyrjen e mundshme, gjë që nuk ndodhi. Takimi përfundoi 1-1, por një tifoz gjerman, i cili u rrëzua nga një lartësi prej 5 metrash në tribunë, ndodhet në gjendje shumë të rëndë.

Përplasjet e dhunshme të nisura mes dy tifozëve që gjatë ditës nëpër rrugët e qytetit, vazhduan me mbërritjen pranë stadiumit të Nicës. Policia franceze përdori gaz lotsjellës, por sipas mediave lokale ata pranuan se ishin vënë në vështirësi nga grupi i tifozëve gjermanë që ishin dyndyr në Cote d’Azur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *