• |
ide | kryesore

Zjarr në Karaburun, ndërhyrja e vështirë për shkak të terrenit

-Instant, Lajme, Të fundit



Karaburuni është përfshirë nga flakët gjatë mesditës së sotme. Flakët janë përhapur pranë gjirit të Shën Andreas. Mësohet se policia e kufirit ka njoftuar zjarrfikësen për situatën aktuale. Sipas zjarrfikësve është e vështirë të ndërhyhet për shuarjen e zjarrit për shkak të terrenit të vështirë në zonën ku kanë rënë flakët.

Por nga ana tjetër, mungojnë edhe forcat zjarrfikëse pasi ato janë angazhuar në disa vatra të tjera të qytetit, një prej të cilave ndodhet në autostradën Vlorë-Nosovoselë pranë fshatit Mifol.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *