• |
ide | kryesore

Ish-bashkëshorti i Britney Spears shpallet në kërkim nga policia

-Instant, Paparazzi, Slider



Ish-bashkëshorti i Britney Spears,Jason Alexander është shpallur në kërkim nga policia. Ai nuk u paraqit në seancën e tij në lidhje me akuzat për vjedhje.

Seanca gjyqësore rrjedh nga një incident i vitit 2015. Një grua e paidentifikuar në Napa, pretendoi se Aleksandri i vodhi disa bizhuteri të shtrenjta. Problemet e fundit ligjore të tij vijnë  pasi Spears iu dha një urdhër mbrojtës tre-vjeçar kundër ish-it të saj. Jason u përpoq të prishte martesën e Britney në qershor me Sam Asghari. Ai u shfaq në Gjykatën e Lartë të Qarkut Ventura përmes Zoom pas incidentit, ku  deklarua i pafajshëm për akuzat kundër tij duke përfshirë përndjekjen, refuzimin për të lënë pronën private, vandalizëm-dëmtim.

Urdhri i ndalimit i artistes kërkon që Jason të qëndrojë të paktën 100 metra larg  vendbanimit të tyre.Gjatë arrestimit të qershorit, u shfaq edhe urdhër-arresti i tij për rastin Napa. Ai u ekstradua atje për t’u përballur me akuzat pasi përfundoi një dënim 60-ditor në burg pas incidentit në dasmë. Pas akuzës për rastin në Napa County, Alexander u lirua dhe iu tha të kthehej më 13 shtator, por nuk e bëri.

Britney Spears  dhe Jason u martuan në janar 2004, por dasma zgjati më pak se tre ditë.

Marrë nga: ET



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *