• |
ide | kryesore

Panelet diellore, qeveria rimburson 70% të çmimit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
qeveria, panel diellor, rimbursim, cmimi



Shqipëria është një vend me diell, edhe pse në gjithë këto vite panelet diellore në asnjë rast nuk duken të përfshihen në vizionin e ndërtuesve. Por situata e fundit me luftën në Ukrainë ka nxjerrë zbuluar shumë vende të cilat kishit varur shpresat tek “tubi rus”. Tani Europa është vënë përballë një dimri të vështirë, e ndoshta atij tjetrit edhe polar. Në Shqipëri është kthyer vëmendja nga panelet diellore dhe projekti i qeverisë i bërë i ditur nga zv.Kryeministrja Belinda Balluku që parashikon një subvencion deri në 70 për qind për ata qytetarë që do blejnë panelet diellore.

“Për 2000 mijë banorë u afrohet mbështetje financiare 70% e kostos për vendosjen e paneleve diellore në tarracat e pallateve dhe ngrohjen e ujit. Do të jetë një proces që do të nisë më 1 tetor, me garën e parë që u drejtohet prodhuesve dhe instaluesve për të marrë çmimin më të mirë të tyre dhe për të bërë listën e shkurtër me entitete, të cilët do të ofrojnë këtë shërbim“, deklaroi Belinda Balluku. 



31 Comments

    1. Koli, Miri,Titi, Blerim, Luan, Roi, Tosi, Enkel, Fatik, Nazim, Olsa, Ademi, Fredi, Klaus, Skenderi, Ergi, Dritan, Mondi, FatjonIgli, Klodi, Poli, Dario, Arber, Qazim, Elton, Ana, Era, Landi thotë:

      Nuk e kuptova entuziazmin, Akoma nuk eshte bere asgje! Apo VK 40 komente patronazhistesh! Veliaj iken ne maj se humbet zgjedhjet..dhe juve dilni pa pune

      1. Ke harru Violen🤣🤣🤣
        Me ca lekësh do ti japë 70%
        Leket kanë ik të inceneratoret që sjane gjëkundi.

  1. Qeveria ka ber pjesen me te madhe te punes ne lidhje me ceshtjen e energjis elektrike qe prej fillimit duke mos ndryshuar cmimin e duhe e mbuluar ate vet

  2. Me te vertet po afron nje kriz qe ka prekur gjith vendet por e mira eshte qe qeveria na ka ndihmuar shume qe ne fillim

  3. Mendoj se jemi mese gati per ta perballuar krizen duke qen se dhe qeveria ka menduar menyra shume te mira per kursimin dhe prodhimin e energjis elektrike

  4. Mer njerez plera, shkerdhata, me leket e taksapagusve duan te subvencionolne pasaniket e Shqiperise.
    Nje sistem Fotovoltaik shkon deri ne 40 000 €.

  5. PO CFAR DO TE NDODHI PER BANORIN 2001 ?????????????
    1.Celularin ta ngarkoje me karikuesin prej patateje
    2.Deres se frigoriferit ti hapi nje vrime nga ku te mare ushqimet

  6. Pse do beje nje liste kjo Beqirballikja me ato kompani qe do te rimbursohen deri 70% ?
    Pse te mos e marin te gjithe kete subvencion, edhe ai qe importon vetem nje panel per shtepine tij?
    Me e bukra eshte se si ne bingo, vetem 2000 shtetasit e pare e perfitojne. 2000 familje ka gjithe Shqiperia?

    1. Je shume i sakte po kam frike se do ta marri e 2001 po ne forme shorteu po akoma ju genjen mendja çfare eshte premtuar dhe ç fare eshte realizuar deri me sot ? Thjesht 5 veta sa per show te tjeret i bien mandolines

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *