• |
ide | kryesore

Ana e fshehtë e Shakira, akuza nga punonjësit e saj

-Instant, Paparazzi, Slider
Shakira



Së fundmi është zbuluar një  anë e panjohur për publikun e Shakiras. Një nga punonjësit e saj ka akuzuar së fundmi këngëtaren për keqtrajtim.

Në një dokumentar për të, punonjësi zbuloi se ajo e pushoi nga puna atë dhe gruan e tij pasi refuzoi të ngrohte një copë pule.

“Divier zëvendësoi Maritzën, gruan e tij, e cila gatuante gjithë javën për 17 punonjës të Shakirës”, thuhej në dokumentar.

“Një  natë  ai ishte shumë i lodhur dhe Shakira i kërkoi të ngrohte një pulë. Ai i tha: “E vërteta është që nuk mund ta bëj më, nuk do ta ngroh pulën. Kam gatuar për 17 persona gjatë gjithë ditës. Mirëpo Shakira iu përgjigj: ‘Nëse nuk je i mirë për këtë, nuk je i mirë për asgjë tjetër’, dhe bashkë  me gruan e pushoi nga puna. “Ishte një tronditje që Shakira pushoi stafin e saj për një copë pule që ata nuk donin ta ngrohnin. Ata nuk ishin vetëm punonjës të shtëpisë, por ishin kuzhinierë, “shoferë” dhe ata që merreshin me mirëmbajtjen e shtëpisë.

Kjo akuzë vjen në krye të disa çështjeve të tjera me të cilat duhet të merret Shakira. Këtë javë, ajo dhe Gerard Pique u takuan me avokatët e tyre në përpjekje për të arritur një marrëveshje për divorcin e tyre.Sipas mediave, futbollisti dhe këngëtarja do të shkojnë në gjykatë për të vendosur për kujdestarinë e fëmijëve të tyre.

Mosmarrëveshja më e madhe mes dyshes është se artistja dëshiron që fëmijët e saj të shkojnë në Miami me të. Mirëpo, futbollisti dëshiron që ata të qëndrojnë në Spanjë./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/09/06/cilat-ishin-mesazhet-e-fundit-mes-pique-dhe-shakira/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *