• |
ide | kryesore

Cilat ishin mesazhet e fundit mes Pique dhe Shakira

Paparazzi, Slider



Ndarja mes Shakirës dhe Gerard Piqué pas 12 vitesh lidhje, vazhdon të jetë temë bisede, pasi deri pak kohë më parë u përhap se futbollisti jo vetëm që e kishte tradhtuar këngëtaren, por se arsyeja për ndarjen e tyre ishte e reja spanjolle Clara Chia, e cila është zyrtarisht e dashura e re e lojtarit të Barcelonës.

Ka qenë paparaci spanjoll, Jordi Martin, ai që ka dhënë detajet se çfarë po ndodh me dramën familjare të të dy personazheve të famshëm.

“Jam i mbingarkuar dhe më duhet pak kohë”, i ka shkruar Pique Shakirës, i cili u përpoq të shpëtonte marrëdhënien e tyre.

“Mos u shqetëso, unë do të shkoj në Shtetet e Bashkuara për 17 ditë për të regjistruar”, i ka thënë ajo, pa e ditur që në realitet futbollisti kishte marrë tashmë një vendim.

“Ajo i ofroi terapi për çifte që ai i refuzoi, kështu që Shakira e kuptoi se nuk do të përmirësojë marrëdhënien, se nuk është një ulje-ngritje, por se ka diçka më shumë. Aty, Shakira vendosi t’i caktojë një detektiv privat për të patur informacione konkrete dhe të sakta për vendet ku ndodhej futbollisti”, tha Jordi.

Pasi këngëtarja u kthye dhe kuptoi se nuk kishte asnjë mundësi për t’i rregulluar gjërat, ajo dha ​​një deklaratë ku njoftoi procesin e ndarjes nga babai i fëmijëve të saj. Nga ana e tij, Pique heshti, por shumë shpejt “shiu i kritikave” arriti tek ai pasi u mësua se ishte në lidhje romantike me një grua tjetër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *