• |
ide | kryesore

Mbappe, lojtari më i paguar në botë nuk bën foto me Francën pa shpërblim: plas çështja, FFF përulet

-Instant, Sport
Mbappe



Kylian Mbappe është njeriu imazh i kombëtares franceze. Por talenti i PSG-së nuk ka ndërmend t’ia japë fytyrën Federatës Franceze të Futbollit (FFF) pa kompensimin e duhur financiar. Një çështje që u bë sërish aktuale në grumbullimin e Clairefontaine, ku sulmuesi kërcënoi të mos pozonte për fotosesionin e përfaqësueses për shkak të një mosmarrëveshjeje me FFF-në lidhur me të drejtat e imazhit. Gjest të cilit Federata iu përgjigj menjëherë, duke premtuar rishikimin e marrëveshjeve para Botërorit.

Një refuzim që ka bërë shumë bujë në Francë orët e fundit, por që ka rrënjë më të thella. Që në muajin mars, në fakt, e njëjta çështje ngjalli diskutime dhe polemika të mëdha në Francë. Një temë shumë e nxehtë në grumbullimin e Didier Deschamps, ku vendimi fillestar i Federatës për të mos modifikuar marrëveshjen për të drejtat e imazhit të lojtarëve shkaktoi “protestën” e Mbappe. “Sulmuesi i Paris Saint Germain dhe përfaqësuesit e tij – raportoi një shënim nga stafi i lojtarit – shpreh keqardhje të thellë që asnjë marrëveshje nuk mund të arrihet, siç kërkohet, para Kupës së Botës”.

Lexo më tej: Mbappe, rrëfen prapaskenën e bisedës me Macron: “Më tha duhet të qendrosh, se i duhesh Vendit”

Deklaratat që së bashku me gjestin e Mbappes e bënë menjëherë Federatën Franceze të Futbollit të ndryshojë qendrim. Presidenti, Noel Le Graet arriti në qendrën federale të Clairefontaine për të folur me lojtarët. Çështja është diskutuar edhe me trajnerin, Didier Deschamps, me disa drejtues dhe menaxherë marketingu. Një takim që mesa duket ka dhënë rezultate pozitive. “FFF është e kënaqur të punojë në udhëzimet e një marrëveshjeje të re. Ajo do t’i lejojë të garantojë interesat e saj. Kjo duke marrë parasysh shqetësimet dhe besimet legjitime të shprehura nga lojtarët e saj”, thuhet në një deklaratën e Federatës Franceze të Futbollit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *