• |
ide | kryesore

Video/ Portieri i Racing çmendet e i bën gjeste të turpshme ultrasve rivalë: plas sherri masiv

-Instant, Sport, Video
Arias



E pabesueshme ajo që ndodhi në Argjentinë në fund të ndeshjes mes Platense dhe Racing Club. Sfida përfundoi 1-0 në favor të miqve, por episodi erdhi pas fishkëllimës së fundit. Gabriel Arias, portieri argjentinas por i natyralizuar kilian, i skuadrës nga Avellaneda, humbi toruan. Ai nisi të bënte gjeste të turpshme në drejtim të ultrasve vendas. Gjeste që shkaktuan një sherr total, me lojtarë, stafet dhe punonjësit të përfshirë.

Fundin e një ndeshje nervoze (7 kartonë të verdhë dhe një i përjashtuar), portieri i Racing Arias e bëri edhe më të tensionuar. I inkuadruar nga kamerat, ai u kthye drejt sektorit më të nxehtë të tifozëve të Platense. Me të dy duart ai filloi të bënte gjeste të turpshme duke iu drejtuar atyre. Një sjellje që shpërtheu në mënyrë të pashmangshme zemërimin e tifozëve kundërshtarë dhe krijoi kaos të pafund brenda fushës.

PASOJAT

Tifozët e Platense nisën t’i bërtisnin gjithçka portierit, ndërsa lojtarët vendas u përpoqën të bënin drejtësi. Në trazirat e përgjithshme që i përfshinë pothuajse të gjithë në fushë, arbitri më pas vendosi të përjashtojë Arias. Portieri i Racing më pas u dërgua me vështirësi në dhomën e zhveshjes ku u shfaq krejt i zemëruar. Por cila është arsyeja e këtyre gjesteve? 35-vjeçari numër 1 i kombëtares së Kilit gjatë gjithë ndeshjes ishte në shënjestër të tifozëve kundërshtarë me ofendime dhe thirrje raciste.

Qëndrimi i tij, pavarësisht ofendimeve të marra, mbetet i pajustifikueshëm. E sipas të gjitha gjasave do t’i kushtojë një skualifikim të gjatë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *