• |
ide | kryesore

Adam Levine përballet me të tjera akuza për tradhëti

-Instant, Paparazzi, Slider



Adam Levine po përballet  me të tjera akuza se ka tradhëtuar Behati Prinsloo. Një grua e pestë ka deklaruar se Adam ka zhvilluar një bisedë flirtuese me të në mediat sociale.

Ashley Russell ,pohoi se në fillim të këtij viti, këngëtari do të shikonte Stories e saj. Gjithashtu ai do t’i pëlqente postimet  dhe madje do t’i dërgonte mesazh pothuajse çdo ditë rreth orës 22:00″. “Unë do të kontrolloja çdo herë që postoja një foto dhe shikoja”, u shpreh Ruell për Daily Mail.

“Ai tha se më gjeti nga faqja e tij “Discover” në Instagram. Kur i thashë se do të kapej duke i shkruar vajzave si unë, ai më ndaloi së dërguari mesazhe”, përfundoi ajo. Russell bashkohet me katër gra të tjera që kanë dalë me pretendime kundër Levine.

Gruaja e parë, modelja Sumner Stroh, tha se ndihej e “shfrytëzuar” pasi kishte patur një lidhje me të , ndërsa ai ishte i martuar me Behati. Adam  mohoi menjëherë pretendimet e Stroh, duke thënë se ai “nuk kishte patur një lidhje”. Ai deklaroi se “kapërceu kufirin gjatë një periudhe të penduar të jetës sime”.

Një grua e quajtur Alyson Rose ndau në një video të fshirë në TikTok një mesazh që ai i dërgoi asaj ku shkruhej: “Unë nuk duhet të flas me ty, ti e di këtë apo jo?”. Më pas, një komediane, Marykandau mesazhet e saj me Levine, të cilat lexonin:”Tani jam i fiksuar pas teje”. Së fundmi, ish-instruktorja e tij e jogës Alanna Zabel pretendoi se ai i shkruajti: ‘Dua ta kaloj ditën lakuriq me ty’.

Artisti është i martuar me Prinsloo që nga viti 2014. Ata kanë dy vajza: Dusty Rose dhe Gio Grace. Çifti njoftoi në fillim të këtij muaji se janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *