• |
ide | kryesore

Zyan Malik reagon pas zyrtarizimit të lidhjes Gigi-DiCaprio

-Instant, Paparazzi, Slider



Nuk mund të mungonte reagimi i Zayn Malik për thashethemet mbi lidhjen më të re të ex-it të tij. Zyrtarizimi i lidhjes mes Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio duket se ka shqetësuar jo pak këngëtarin 27-vjeçar. Duke mos reaguar me fjalë, por me vepra, ai menjëherë ka larguar nga Instagrami i tij, modelen me të cilën ndajnë një fëmijë.

Zayn Malik

Zayn Malik tani ndjek vetëm 24 persona në llogarinë e tij, rreth gjysma e të cilëve janë llogari fansash kushtuar atij, sipas ELLE.Një folloë në Instgram tregon shumë në ditët e sotme, madje edhe burime pranë Zayn tregojnë se ai nuk i ka pritur fare mirë lajmet e e fundit për nënën e Khai-t.

Gigi ka qenë në qendër të vëmendjes pasi u përfol për një romancë me Leonardo DiCaprio. Megjithëse supermodelja 27 vjeçare, dhe aktori i Titanic, 47 vjeç, ende nuk e kanë konfirmuar publikisht statusin e tyre të marrëdhënies, “Us ëeekly” raportoi se burimet pranë tyre kanë konfirmar të gjitha thashethemet.

“Ai mendon se ajo është sigurisht e bukur, por gjithashtu një personazh i mençur dhe i lezetshëm, i cili ka një pamje shumë të kulturuar dhe të arsimuar për jetën,” shton më tej burimi.

Aktori i Titanic , dhe modelja janë zyrtarisht në lidhje dhe “kanë shumë miq të përbashkët”, shton burimi, duke vënë në dukje se “të gjithë janë të lumtur t’i shohin së bashku, edhe pse shumë prej tyre i kapi në befasi.”



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *