• |
ide | kryesore

Plagosje me thikë në Dhërmi

Arkiva, Lajme, Të fundit
Dhërmi, Durrës



Një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë, pas një sherri për motive të dobëta me një 44-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Dhërmi.  Sipas policisë, autori është vënë në pranga. Ndërsa i riu ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Gazetari Enrik Mehmeti mëson se autori i ngjarjes është Qirjako Hita.

Detaje nga policia: 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një plagosje me mjet prerës, në Dhërmi, kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasi Q. H., i cili mëngjesin e sotëm, pas një konflikti për motive të dobëta, në Dhërmi, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin S. Xh., 31 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në përfundim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Q. H., 46 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Lexo më tej: Rama flet për Ervis Martinajn: Policia ka një version për zhdukjen 

Lexo më tej: Gjithçka sheshit, si e rrëzuan hakerat Policinë e Shtetit 

Lexo më tej: Shtetit i kanë rënë brekët, prokuroria kërkon që t’ia ngrejë 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *