• |
ide | kryesore

Maguire mbrohet me ‘çështje klikimesh’: “Më kritikojnë vetëm sepse përbëj lajm”

-Instant, Sport
Maguire



Ditët e fundit Giorgio Chiellini kishte shpenzuar fjalë të bukura në mbrojtje të Harry Maguire. Mbrojtësi dhe kapiteni i Manchester United është gjithmonë nën syrin vigjilent të kritikëve pas paraqitjeve jo në nivelin e 90 milionë eurove të shpenzuara nga Djajtë e Kuq. Për ta sjellë në Old Trafford në 2019 nga Leicester, United e bëri Maguire mbrojtësin më të shtrenjtë në botë. Por kritikat për qendrën britanike vazhdojnë të vijnë dhe këtë herë ai ka vendosur të bëhet avokat i vetes.

Maguire përpiqet të mos merret shumë duke dëgjuar kritikat që vijnë me përpikmëri në llogarinë e tij. Kritika, sipas tij, të krijuara ‘ad hoc’: “Nuk i kushtoj shumë rëndësi asaj që thonë njerëzit për mua”, tha ai për TalkSport, pas humbjes së Anglisë kundër Italisë. “Gjithmonë mendoj se nëse dikush arrin të krijojë një histori që ka lidhje me mua, do të përbëjë lajm sepse unë jam kapiteni i Manchester United”.

Lexo më tej: Chiellini në mbrojtje të Maguire: “Te United i kërkojnë shumë, vetëm sepse e paguan shumë”

Mbrojtësi i United është i bindur se kritikat ndaj tij gjenerojnë shumë interes: “Prandaj e bëjnë këtë, për të marrë klikime apo diçka tjetër. Por unë shkova në Kampionatin Evropian pas një dëmtimi që më mbajti të palëvizshëm për tetë javë. Nuk kisha luajtur as një ndeshje, por gjithsesi iu bashkova skuadrës së më të mirëve të turneut. Pra, nëse flasim për të ndryshkur, jam i sigurt se është diçka që nuk më ndodh kollaj”, përfundoi ai.

Sigurisht qendrës angleze nuk i kursehet as gabimi më i vogël. Por në fund të fundit, nga mbrojtësi më i paguar i historisë së futbollit pritet shumë, shumë më tepër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *