• |
ide | kryesore

Selena Gomez reagon ndaj intervistës së Hailey Bieber

-Instant, Paparazzi, Slider



Selena Gomez ka reaguar së fundmi ndaj intervistës virale të podcast-it të Hailey Bieber. Përmes TikTok, Selena ka folur rreth mirësisë dhe rëndësisë së fjalëve,

“Është tepër ironike që do të publikoja diçka që ka të bëjë me fjalë të mira, sepse kjo është pikërisht ajo që dua”, tha Gomez. “Nuk është e drejtë sepse askujt nuk duhet folur kurrë në mënyrën që kam parë”.

“Nëse e mbështesni Rare, nuk mund t’ju falënderoj sa duhet,” vazhdoi këngëtarja, “por dijeni se ju po përfaqësoni gjithashtu: Fjalët kanë rëndësi, me të vërtetë kanë rëndësi” përfundoi Gomez.

Ndërkohë, Hailey zbuloi në podkastin “Call Her Daddy”, se kishte folur me Gomez pas martesës me Justin Bieber në shtator 2018.“Kam respekt ”, tha modelja duke shtuar se mes tyre nuk ka “asnjë dramë personalisht”.

“Ajo nuk më ka borxh asgjë,” vuri në dukje Bieber . “Asnjëri prej nesh nuk i detyrohet askujt përveç respektit. E respektoj shumë dhe mendoj se nuk ka pritshmëri mes nesh. Unë e respektoj atë.”

Në lidhje me fejesën me Justin vetëm disa muaj pas ndarjes së tij përfundimtare nga Selena Gomez, themeluesja e  Rhode Skin shpjegoi: “Të gjithë ne e dimë se cfarë ndodhi, prandaj mund të largohemi prej saj me qartësi .”

Hailey gjithashtu në mënyrë indirekte iu drejtua fansave “Jelena”, duke sqaruar se ajo kurrë nuk e “vodhi” Justinin nga Gomez. Ajo u shpreh se kjo gjë nuk është në “karakterin” e saj.

“Unë kurrë nuk do të doja të hyja në një lidhje ,të fejohesha, të martohesha. Nuk është në karakterin tim. Plus, do mendoja : ” A ka ai ende ndjenja për të”, rrëfeu ajo duke treguar se Bieber  “mbylli plotësisht” “kapitullin” e tij me Selenan përpara se ta çonte marrëdhënien e tyre në një nivel tjetër./Laps.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *