• |
ide | kryesore

Mila Kunis shpërthen kundër aktorëve që mbështetën Will Smith në Oscars

-Instant, Paparazzi, Slider



Mila Kunis ka folur së fundmi për incidentin e Will Smith dhe Chris Rock në Oscars.

Aktorja dhe bashkëshorti Ashton Kutcher, morën pjesë në ndarjen e çmimeve Oscar më 27 mars, kur Smith goditi Rock pas shakasë për gruan e tij Jada Pinkett Smith.

Menjëherë pas kësaj, Will fitoi aktorin më të mirë për King Richard dhe mbajti një fjalim ku shumë të pranishmit u ngritën në këmbë për ta duartrokitur.

Kunis tha për C Magazine se ajo ishte “tronditur” nga sa shumë njerëz e mbështetën pas incidentit.

“Ideja për të udhëhequr me shembull ka kuptim vetëm kur në fakt keni dikë për të udhëhequr. Ne kemi fisin tonë të vogël këtu në shtëpi dhe asnjëherë nuk dua t’u them atyre të bëjnë diçka nëse nuk jam e gatshme ta bëj vetë. ”, tha aktorja.

“Ishte tronditëse për mua se sa njerëz e mbështetën”, shtoi Mila Kunis. “Mendova, ‘Uau, në çfarë kohe po jetojmë. Në vend që të fokusohemi të bëjmë atë që është e drejtë, njerëzit fokusohen në atë që duket mirë’. Është çmenduri për mua”.

Smith që atëherë i ka kërkuar falje Rock dhe ka dhënë dorëheqjen nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit. Kjo e fundit e ndaloi atë të marrë pjesë në ngjarjet e saj për 10 vjet./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/10/04/publikohet-filmi-i-pare-i-will-smith-pas-incidentit-ne-oscars/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *