Shuhen dyshimet sa i përket tërheqjes së qeverisë Rama nga rritja e çmimit të energjisë për muajin tetor. Enti Rregullator i Energjisë ka mbledhur bordin ditën e sotme ku edhe u diskutua ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike.
Kjo mbledhje vjen pasi qeveria vendosi mos aplikimin e fashës për abonentët familjarë.
Gjatë fjalës së tij kreu i Bordit Petrit Ahmeti, tha se çmimi i KESH për OSHEE nuk do të ndryshojë.
“Çmimi i KESH për OSHEE nuk do të ndryshojë. Çmimi i energjisë do vijojë të jetë i pandryshuar. ERE ka marrë vendimin mbi legjislacionin”, tha kreu i bordit Petrit Ahmeti. Kështu shuhen edhe dyshimet sa i përket mosdakordësisë së vendimit të fundit të qeverisë më 30 shtator, dhe ERE-së.
Lexo më tej: Çmimi i energjisë/ Arsyet pse u zbyth Rama
Lexo më tej: Kriza e çmimeve/ U rrit apo jo tarifa e energjisë për tetorin?
Lexo më tej: Shpjegimi/ Pse çmimi i lirë i energjisë është meritë e Berishës dhe Ramës
Lexo më tej: Vendimi/ Gjobë çdo drejtuesi institucioni që nuk kursen energji