• |
ide | kryesore

Shqiptari kapet në itali me “shtëpi bari”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Karabinierët e Compagnia Roma Cassia kanë vënë në pranga një 37-vjeçar shqiptar me precedent për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Raportohet se autoritetet në vend kanë vënë re lëvizje të dyshuara të shqiptarit në ambiente të dyshimta dhe më pas kanë lokalizuar një magazinë të braktisur në komunën e Campagnano di Roma, brenda së cilës 37-vjeçari kishte krijuar një plantacion marihuane.

Gjatë kontrollit u gjetën mbi 300 bimë kanabisi dhe një sasi marijuane gati për shitje. Bimët narkotike rriteshin me llambat me halogjen. Më tej gjatë kontrolleve u zbulua edhe se subjekti ishte lidhur ilegalisht në rrjetin publik të energjisë elektrike për të plotësuar nevojat e laboratorit.

Bimët narkotike dhe materialet e tjera u sekuestruan dhe u konfirmua arrestimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *