• |
ide | kryesore

Casillas trondit Spanjën: “Jam gay”. Puyol i përgjigjet: “Koha të tregojmë historinë tonë, Iker”

-Instant, Sport
Casillas



“Shpresoj të më respektoni: jam gay. Të dielë të mbarë”. Me një postim surprizë në profilin e tij zyrtar, ish-portieri i Real Madrid, Iker Casillas, ka rrëmbyer vëmendjen në rrjetet sociale. Një postim që ka ngjallur kureshtjen e miliona ndjekësve. Të gjithë pyesin nëse është e vërtetë dalja e ish-portierit të Spanjës. Ka nga ata që mendojnë se është hakeruar profili i Casillas. E të tjerë e tregojnë të dielën e 9 tetorit si një ditë historike për botën e futbollit. Mes komenteve duket edhe ai i ish-rivalit të të gjitha kohërave, Carles Puyol, i cili ka tërhequr padyshim vëmendjen e përdoruesve: “Është koha të tregojmë historinë tonë, Iker”.

Ndërsa presin që të interesuarit të sqarojnë çështjen, hipotezat po shumohen në internet. E ndër më të akredituarat është ajo sipas së cilës tëeet-i i sotëm ishte një përpjekje e Casillas, për të heshtur zërat që çdo javë, në Spanjë, i atribuojnë një të dashur të ndryshme.

Lexo më tej: “Shakira ka një lidhje me Casillas”, ish-portieri i Real Madrid tregon të vërtetën

Casillas gay

Aludohet se qëllimin është heshtja e thashethemeve të vazhdueshme që qarkullojnë për jetën e tij private. Veçanërisht pas fjalëve për një histori të supozuar dashurie me Alejandra Onieva. Kështu, Casillas sipas këtij varianti ka zgjedhur ironinë. Një ‘shaka’ që ka ndezur rrjetet sociale që në minutat e para të postimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *