• |
ide | kryesore

“Nuk fitojmë dot një kontrast, duhet të na vijë turp”: presidenti Agnelli konfirmon Allegrin

-Instant, Sport
presidenti



Pas humbjes së rëndë në Haifa kundër Maccabi, presidenti Andrea Agnelli është i pari që flet te Juventusi. Numri 1 i klubi kritikon ashpër të tijtë, por duke konfirmuar Max Allegrin në pankinë: “Mbrëmje e vështirë në një periudhë të vështirë. Sigurisht një nga më të komplikuarat që kur jam bërë president. Jam këtu për të marrë përsipër përgjegjësitë e mia, sepse ndjej turp dhe inat për atë që po shikoj. Megjithatë futbolli është sport ekipor, luajmë dhe humbasim të gjithë bashkë. E nga kjo duhet nisur përsëri. Besim te Allegri? Absolutisht, është çështje e grupit, jo e një njeriu të vetëm”, tha Angelli për Sky.

Presidenti Agnelli vazhdoi duke u përpjekur të japë mbështetjen e tij për ndeshjet e radhës: “Kemi 9 ndeshje në 30 ditë dhe duhet të pozicionohemi mirë. Pjesa e dytë e sezonit duhet të na shohë si protagonistë. Ngjashmëri me rikthimin e Capello në Milano? Kujtojmë edhe rikthime të shkëlqyera të trajnerëve, si ai i Lippi. Është një problem i përgjithshëm. Kemi luajtur shumë ndeshje me skuadra që janë të përballueshme në letër, por që nuk kanë rezultuar të jenë të tilla. Duhet të turpërohemi dhe t’i kërkojmë falje tifozëve, sepse ne i kemi të gjitha cilësitë për të dalë nga kjo situatë”.

KONFIRMIMI I ALLEGRI

Konfirmimi i Allegrit nuk lidhet me çështjen e kontratës së tij: “Nuk mund të jetë faji i trajnerit nëse nuk arrijmë të fitojmë një kontrast. E kam të vështirë të mendoj për një ndryshim gjatë rrugës. Ai do të qëndrojë, llogaritë Juve i bën gjithmonë në fund të vitit. Është një grup prej 80-90 personash që duhet të rizbulojnë identitetin dhe cilësitë e tyre”.

Në lidhje me grumbullimin e lajmëruar nga tekniku, numri 1 i klubit e ka bërë të qartë se ka qenë një vendim ekskluzivisht i Allegri: “Drejtimi është gjithmonë në dorë të trajnerit. Sot po përjetojmë një periudhë alkimie negative, e cila na bën të zemërohemi dhe të ndihemi të turpëruar. Duhet të arrijmë të bëjmë disa ndeshje radhazi pozitive për t’ia dalë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *