• |
ide | kryesore

Policia rikthehet “online”, tender për datacenter

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sistemet informatike të policisë së shtetit janë rikthyer në funksionim pas më shumë se 1 muaji ndërprerje nga sulmi kibernetik i ndodhur më 9 shtator.

Burime të policisë thonë se të gjithë kompjuterat janë riformatuar nga e para e ndërsa janë rishikuar edhe njëherë të gjitha masat e sigurisë me qëllim parandalimin e një tjeter sulmi.

Mësohet se për të testuar muret mbrojtëse policia ka kontatuar një kompani e cila kryen teste dhe sulme të stimuluara periodike. Me rikthimin në punë të sistemit policor, mësohet se janë rikthyer edhe shërbimi i databazës së gjobave dhe ai i aplikimeve për pasaporta.

Duket se sulmi i hakerave nga Irani e ka tronditur jo pak policinë e shtetit. Drejtoria e përgjithshmë ka hapur një tender e cila ka si qëklim mirëmbajtjen e datacenter aty ku ndodhen edhe sistemet e policisë. tenderi kap vleren e 450 milion lëkëve të vjetra ndërkohë që është kërkuar që puna të përfundojë për 90 ditë.

Data Center i Policise se Shtetit ndodhet në Komisariatin e Policisë Nr3, Godina e laboratorëve elektronikë, në rrugën Mine Peza. Sipas policisë nevojitet monitorimi i vazhdueshem i objektit per te evidentuar ne kohe dhe minimizuar efektet e mundshme negative te problemeve te cilat mund te cenojne funksionimin normal te Data Center-it.

Mes 8 pikave të kërkuara në këtë tender policia kërkon edhe garantimin dhe zbatimin e standardeve të sigurisë, me qëllim që të ruhet pacënueshmëria e sistemeve.

Po kështu tenderi parashikon se fituesi duhet të ofrojë diagnostikimin dhe identifikimin e detajuar të çdo problemi ose keqfunksionimi të pajisjeve.

Një tjetër kërkesë është propozimi i zgjidhjes përkatëse, rekomandime për masat që duhen marrë, duke i ofruar informacion të plotë stafit teknik të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit./ Ora News



2 Comments

  1. Ky ishte qellimi final se ai i vetreti ishte te fshinte çdo gjutne te mundeshme te hajnise dhe inkriminimit te politikaneve ne afera krimalo-korruptive . Rrofsh pallosh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *