• |
ide | kryesore

Makina përplas këmbësoren, ndërron jetë 71-vjeçarja në Tepelenë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuare ka ndodhur në Tepelenë. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00, në lagjen “Selam Musai”. Policia njofton se makina me drejtues shtetasin me inicialet H. Xh., 30 vjeç, ka aksidentuar shtetasen Z. Rr., 71 vjeçe. Kjo e fundit ka ndërruar jetë në spital.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 13:00, në lagjen “Selam Musai”, Tepelenë, automjeti me drejtues shtetasin H. Xh., 30 vjeç, banues në Tepelenë, ka aksidentuar shtetasen Z. Rr., rreth 71 vjeçe, banuese në Tepelenë, e cila si pasojë ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *