• |
ide | kryesore

S’ka qetësi në Ukrainë, intensifikohen sulmet në pjesën perëndimore

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Ukraina prej katër ditësh po përballet me sulme intensive me raketa në shumë qytete, duke lënë dhjetëra të vrarë. Administrata Ushtarake e rajonit Lviv ka deklaruar se rreziku vijon ende për shkak të sulmeve.

“Rajoni Lviv: Forcat e Mbrojtjes Ajrore kanë punuar. Detajet më vonë. Qëndroni në strehimore! Rreziku vazhdon ende,” tha Maksym Kozytskyi, kreu i Administratës Ushtarake të Rajonit Lviv, në Telegram.

Banorët e rajonit të Ternopilit gjithashtu raportuan shpërthime në qytetin Chortkiv dhe qytetin Ternopil. Ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar në lidhje me sulin.

Kozytskyi tha se rusët goditën sërish një nga objektet ushtarake në rajonin e Lviv. Për shkak të shpërthimit u shkatërruan prona ushtarake, por nuk ka viktima.

Objektivat civile në të gjithë Ukrainën kanë qenë nën zjarr këtë javë, ndërsa Moska sipas CNN po hakmerret për shpërthimin masiv të fundjavës së kaluar në urën që lidh Krimenë e aneksuar me Rusinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *